![Secila qeveri do ta ketë kusht miratimin e versionit aktual të demarkacionit](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2017/04/Demarkacioni-730x439.jpg)
Mosratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi, mund ta dërgojë vendin në zgjedhje, dhe një gjë të tillë e kanë thënë edhe udhëheqësit e koalicionit qeveritarë.
Mirëpo, sipas analistëve politikë, cilado parti që do të vijë në pushtet do ta ketë kusht kalimin e demarkacionit në versionin që është.
Agon Maliqi ka thënë se presioni që akterët e ndryshëm ndërkombëtar e kanë treguar rreth kësaj çështjeje, jep sinjale që secila qeveri e nesërme duhet që patjetër ta ratifikojë vijën kufitare me Malin e Zi.
Ndërsa analisti Bajrush Morina ka thënë se, nëse kjo legjislature dhe ky koalicion nuk arrijnë ta ratifikojë Demarkacionin, atëherë kjo vijë e kufirit nuk do të ratifikohet asnjëherë.
Ai e sheh si të dëmshme shkuarjen në zgjedhje të parakohshme, për shkak se e vetmja gjë që mund të arrihet është ngërçi politik./TribunaChannel/