“Secili i ka 2-3 milionë”- Haliti emërohet ‘shef’ i Grupeve të Interesit në PDK

“Secili i ka 2-3 milionë”- Haliti emërohet ‘shef’ i Grupeve të Interesit në PDK

Xhavit Haliti ka marrë sot pozitën e udhëheqësit të Departamentit për Grupe të Interesit, në Partinë Demokratike të Kosovës.

“Në qoftë se ka met puna me i shpejgu 2-3 milionë, edhe ti i ki, na tan i kemi 2-3 milionë”, ishte kjo deklarata e Xhavit Halitit në vitin 2018, ku PDK si duket e ka marrë shumë serioze. Kështu duke ia besuar Haliti pozitën e udhëheqësit të Grupeve të Interesit.

Haliti këtë deklarat e kishte bërë në një emision televiziv kështu duke ju referuar të gjithë qytetarëve të Kosovës se i kanë nga  2-3 milionë euro pasuri.

Përveç kësaj ish- nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti shquhet për pasuri milionëshe, shkruan Insajderi.

Sipas Agjencia Kundër Korrupsionit, Haliti posedon 1 milion e 20 mijë euro pasuri të paluajtshme. Në këtë lloj të pasurisë hynë, toka pyjore dhe bujqësore, dy shtëpi familjare dhe një banesë.

Ndërsa në pasuri të luajtshme, Haliti i ka deklaruar 30 mijë euro, 15 mijë prej tyre stoli ari që i takojnë bashkëshortes. Të holla të gatshme në banka, ai ka mbi 100 mijë euro.

Të hyra vjetore, Haliti ka mbi 30 mijë euro vetëm nga Kuvendi i Kosovës.

Me këtë pozitë Haliti u emërua sot gjatë mbledhjes së PDK-së./Insajderi.com