Sefedin Osmani dyshohet se i kishte dhunuar seksualisht edhe dy të mitur

Sefedin Osmani dyshohet se i kishte dhunuar seksualisht edhe dy të mitur

Edhe dy persona të tjerë, fëmijë, të komunitetit rom janë duke u intervistuar në këto momente në policinë e Kosovës, stacioni në Fushë Kosovë në cilësinë e viktimave të cilët dyshohet se janë dhunuar seksualisht nga 20-vjeçari Sefedin Osmani.

Gazeta Express ka qëndruar në stacionin policor në Fushë Kosovë aty ku po intervistohen këta të mitur, të dy këta nën moshën 15-vjecare.

Ata po i japin deklaratat e tyre në cilësinë e viktimave pranë policisë.

Ndërkohë prokuroria në seancën e mbajtur sot ka kërkuar një muaj paraburgim për të dyshuarin për  dhunimin e pastaj vrasjen e 9-vjecarit Kujtim Veseli.