Sejdiu: 17 Shkurti është realizimi i projektit të madh politik të shqiptarëve

Sejdiu: 17 Shkurti është realizimi i projektit të madh politik të shqiptarëve

Presidenti i parë i Kosovës pas shpalljes së pavarësisë, Fatmir Sejdiu, ka uruar Ditën e Pavarësisë për të gjithë shqiptarët, njofton Insajderi.

Sejdiu ka shkruar se 17 shkurti i vitit 2008 ishte realizimi i projektit të madh politik të shqiptarëve të Kosovës, të cilit i printe presidenti Ibrahim Rugova dhe është realizimi i amanetit të komandantit legjendar Adem Jashari.

“Sot shënojmë 13 vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Është ky përvjetor, i cili, mbi të gjitha çdo vit na bën krenarë për gjithë përpjekjet dhe sakrificat e bëra brez pas brezi deri në 17 Shkurtin e vitit 2008, kur edhe shpallëm pavarësinë e vendit tonë.

Janë përpjekje të mëdha qëndrese e mbijetese të viteve të vështira të vendit tonë. Edhe përkundër gjithë asaj trysnie, arritëm të organizohemi e të dëshmojmë se dimë t’ia dalim mbanë edhe në rrethanat më të rënda, kur po rrezikohej qenia jonë.

Përtej përkushtimit, dëshmuam dhe organizuam vendin tonë edhe në rrafshin politik, dhe në atë praktik. Mbi të gjitha, përcaktimi ynë në rrugëtim ishte garanca më e madhe në realizimin e përpjekjeve tona”, ka shkruar ndër të tjera ai, me ratin e 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës./Insajderi.com

Të dashur miq,

Sot shënojmë 13 vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Është ky përvjetor, i cili, mbi të…

Posted by Fatmir Sejdiu on Tuesday, February 16, 2021