Sejdiu citon nenin që ia lejon të drejtën e fjalës në Kuvend – Haliti e ‘qorton’ ashpër

Sejdiu citon nenin që ia lejon të drejtën e fjalës në Kuvend – Haliti e ‘qorton’ ashpër

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti e ka ‘qortuar’ deputetin e pavarur, Korab Sejdiun, pasi që ky i fundit citoi nenin që ia lejon atij ta marrë fjalën në Kuvend.

Haliti fillimisht tha se edhe pse nuk është në bazë të rregullave po ia jep fjalën Sejdiut. Por deputeti i pavarur menjëherë citoi rregulloren me anë të së cilës thotë se i lejohet të flas.

Kjo e irritoi Halitin, që i reagoi Sejdiut duke i thënë se është hera e fundit që ofendon.

“Unë ta kam dhanë fjalën se kam mendu që fol diçka, është hera e fundit që ofendon kur ta jap fjalën në kundërshtim me rregulloren”, tha Haliti.