Sejdiu: Gabim shkarkimi i Veliut, por edhe LDK e përdori si pretekst

Sejdiu: Gabim shkarkimi i Veliut, por edhe LDK e përdori si pretekst

Ish-Presidenti  i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka komentuar prishjen e koalicionit mes Lidhjes Demokratike të Kosovës  dhe Lëvizjes Vetëvendosje, njofton Insajderi.

Sejdiu në emisionin ‘Pressing’ në T7 ka thënë se LDK doli nga koalicioni qeverisës pas shkarkimit të Agim Veliut, shkarkim i cili sipas tij u përdor si pretekst.

Tutje Sjediu, adresoi kritika edhe ndaj Vetëvendosjes, duke thënë se shkarkimi i tij nga ana e Kurtit, pa marrëveshje paraprake me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën, ishte jo i drejtë.

“Agim Veliu nuk është dashur të shkarkohet pa marrëveshje”.

“VV u ngut me shkarkimin, por në anën tjetër edhe LDK mezi priste që të ndodhte kjo që të bëhet si shkas për të dalë nga koalicioni”.