
Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka dhënë detaje të jetës me presidentin e ndjerë, Ibrahim Rugova.
Sejdiu ka përshkruar një incident në lagjen Lakrishte ne Prishtinë me presidentin Rugova, kur dikush kishte hedhur vazon nga dritarja dhe gati ajo “kishte rënë mbi kokën e Rugovës”.
“Dhe dihet ai incidenti… kam qenë jo larg, kur ka ndodhë në (vër. lagjen) Lakrishte, kur e kanë hudh vazon dhe gati të binte në kokën e tij për ta lënë në vend. Një metodë shumë e egër dhe primitive të likuidimit të një njeriu. Këtë e ka shpjeguar dhe ai që ka qenë në përcjellje, prej katit diku 7-8 nuk e di saktësisht, në hyrje të banesës, ku kishte banuar Presidenti, është gjuajt prej së larti për me I ra në kokë”, ka thënë Sejdiu.
Sejdiu në një intervistë për IndeksOnline, ka përshkruar ish-presidentin e ndjerë, Ibrahim Rugova si shumë të guximshëm. /Insajderi.com