Ish-presidenti i Kosovës ka thënë se nëse do të kishte ftesë do ta drejtonte edhe njëherë vendin.
Ish-Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, nuk e ka mohuar mundësinë që të jetë edhe njëherë president i Kosovës.
Në një intervist për “Syri TV”, Sejdiu tha se do ta japë kontributin e tij për Kosovën në këtë moment të veshtirë nëse pranon nje ftesë që do t’i mundësonte drejtimin e vendit.
Duke folur për dialogun, Sejdiu tha se procesi Thaçi-Vuçiq ka qenë shqetësim për qytetarët.
“Procesi Thaçi-Vuçiq ka qenë shqetësim i vazhdueshëm i qytetarëve kosovarë”, tha ai.
Por, Sejdiu nuk beson se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qëndruar mbrapa ndarjes së Kosovë, njofton Insajderi.com.
Ai po ashtu është shprehur se nuk ka besuar tek LDK dhe për këtë ka qenë skeptik i koalicionit VV-LDK. Ndërsa për Isa Mustafën ai ritheksoi se nuk ka qenë themelues i LDK-së, duke e akuzuar se Mustafa “ka punuar mbrapa shpinës”. /Insajderi.com/