Ish-deputeti, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se ka deputet në Kuvendin e Kosovës që ka marre 200 mijë euro për tre mandate.
Aktivitetin e tij Sejdiu e quan “llafe odash”, përcjell Insajderi.
“Që të sqarohem, pallavra ka fol, hajgare ka ba, urrejtje ka shpërnda, por as edhe një amandement të vetëm, e lere më nismë ligjore se ka ba vet”, ka shkruar Sejdiu në Facebook
Sejdiu kërkoi nga qytetarët që të mendojnë para se të votojnë në zgjedhje, pasi sipas tij disa deputetë s’kanë asnjë kontribut përmbajtjesor. /Insajderi.com
Buxheti i Kosovës, apo më mirë me thënë taksat tona, kanë paguar një deputet plotë € 200,000 për 3 mandate pjesëmarrje…
Posted by Dardan Sejdiu on Wednesday, 16 December 2020