Sejdiu: KEDS është duke na rrjepur, po na sheh si donerin e tyre

Sejdiu: KEDS është duke na rrjepur, po na sheh si donerin e tyre

Deputeti nga radhët e Partisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu, teksa ka folur për InDoks, rreth biznesit famëkeq të KEDS-it, ka thënë se kjo kompani po na trajton si donerin e tyre.

Ai ka shtuar se KEDS është duke i rrjepur qytetarët e Kosovës.

“Po na trajton si donerin e tyre. Ne si qytetar jemi mishi dhe kjo kompani është duke na rrjepur. Në një moment të caktuar ka me ardhë në hekur dhe ka me ec në atë hekurin që e mban mishin” ka thënë Sejdiu

Dokumentarin e plotë të InDoks, mund ta shikoni këtu:

InDoks | Biznesi famëkeq

InDoks | Biznesi famëkeq

Posted by Insajderi on Sunday, 9 December 2018

“Kurrë në historinë e Kosovës nuk ka pasur bord më të politizuem, sic është ky tani i ZRRE.”

InDoks me autor Visar Duriqi, ka realizuar dokumentarin “Biznesi famëkeq”, ku është sjellur në kujtesë historia e privatizimit të distribucionit të energjisë elektrike tek kompania turke “KEDS”. Aty janë sjellur edhe detaje ekskluzive të keqmenaxhimit që kjo kompani ua bënë konsumatorëve kosovarë. Kanë folur kryeministri Haradinaj, deputetë, monitorues të KEDS-it dhe disa të tjerë.

Por, për keqpërdorimet e KEDS-it ndaj konsumatorëve, sipas Rinora Gojani, nga Balkan Green Foundation, fajtorë janë edhe anëtarët e bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë. Kjo për shkak se sipas saj, ky bord [ZRRE v.j.], asnjëherë nuk ka qenë më i politizuar se që është tani.

“Kurrë në historinë e Kosovës nuk ka pasur bord më të politizuem, sic është ky tani i ZRRE. Kemi rastin e dy të parëve që kanë qenë persona nga politika”, ka thanë Gojani.

Dokumentarin e plotë mund ta shikoni këtu:

InDoks | Biznesi famëkeq

InDoks | Biznesi famëkeq

Posted by Insajderi on Sunday, 9 December 2018