Sejdiu kërkon përballje në debat mes kandidatëve për kryetar të Prishtinës

Sejdiu kërkon përballje në debat mes kandidatëve për kryetar të Prishtinës

Njohësi i çështjeve politike në vend, Dardan Sejdiu, ka kërkuar një përballje në një debat mes kandidatëve që garojnë për kryetar të Komunës së Prishtinës në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Sipas tij, ata duhet të përballen për t’i treguar qytetarëve se kush ka programin, energjinë dhe vullnetin për të qeverisur.

E nëse një gjë e tillë nuk ndodhë, ka pyetur se “atëherë si do të përballen nesër me qytetarët?!”.

“Paramendojeni 6 kandidatë që nuk dalin në debat përballë njëri tjetrit! E tash paramendojeni qysh i dalin 198 mijë qytetarëve përballë”, ka shkruar Sejdiu në profilin e tij në Facebook.

Ndërsa, ka përmendur kohën kur ka qenë aktiv në zgjedhje lokale, duke thënë se “nuk i kam ikur debateve”.

Dardan Sejdiu tregon nëse Shpend Ahmeti do ta lërë postin e kryetarit të  Prishtinës - Gazeta Online INSAJDERI

Dardan Sejdiu dhe Shpend Ahmeti, kryetar aktual i Prishtinës

“Kam qenë pjesë e shtabit të Shpendit në zgjedhjet komunale të vitit 2013 dhe vitit 2017.  Kam qenë gjithashtu pjesë e qeverisjes komunale në mandatin e parë të Shpendit, saktësisht deri në Qershor të vitit 2017. Ata pak njerëz që më njohin e dinë që dashnia dhe përvoja ime me dhe për Prishtinën është e madhe!”.

“Në dy palë zgjedhjet ku kam qenë aktiv kam insistuar dhe nuk i kam ikur debateve, dhe as Shpendi nuk i ka ikur atyre!”, ka përfunduar Sejdiu.

Ndryshe, në garë për të udhëhequr me Prishtinën janë Arben Vitia nga Lëvizja Vetëvendosje, Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Uran Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës, Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës si dhe Gëzim Mehmeti i Aleancës Kosova e Re./Insajderi.com