Sejdiu: Kosova s’ka pasur kurrë kuvend më të dobët

Sejdiu: Kosova s’ka pasur kurrë kuvend më të dobët

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dardan Sejdiu, ka reaguar pas fishkëllimave të Lëvizjes Vetëvendosje ndaj zëvendëskryeministrit Selmanaj në seancën plenare të mbajtur sot, njofton Insajderi.

Sejdiu ka thënë se Kuvend më të dobët nuk ka pasur as në legjislaturat e mëhershme, teksa ka thënë se cilësia e deputetëve do të vazhdojë ritmin e rënies.

“Kuvend ma të dobët Kosova nuk ka pas! Dhe si duket vec më i dobët do bëhet!”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe, Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje janë përpjekur ta pengojnë pjesëmarrjen e zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj në sallën e Kuvendit./Insajderi.com