Ish deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Sjediu, ka folur rreth buxhetit të vitit 2020 në sektorin e shëndetësisë, si dhe për atë që pritet të miratohet për vitin 2021, e për të cilin ka kritikë për shumën e vogël që përmban, njofton Insajderi.
Ai përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se buxheti i planifikuar i vitit 2021 për sektorin e shëndetësisë, është për 20 milionë më i vogël se ai i vitit 2020.
Gjithashtu edhe buxheti për Shërbimin Spitalor dhe atë klinik është për 15 milionë euro më i vogël këtë vit.
Lidhur më këtë zvogëlim të buxhetit në këtë sektor, Sjediu ka thënë se kjo është absurde kur dihet fakti se edhe viti 2021 do të jetë vit i përballjes me pandeminë Covid-19, ndërsa buxheti është zvogëluar në vend se të rritej.
Në fund ai duke mos e emëruar këtë fenomen të çuditshëm, ka shtruar një pyetje ironike, duke thënë: Çka i thoni kësaj miq?/Insajderi.com