Sejdiu: Mustafa, Haziri dhe Sfarqa duhet të japin dorëheqje

Sejdiu: Mustafa, Haziri dhe Sfarqa duhet të japin dorëheqje

Tre persona janë fajtor për dështimin e LDK-së për të dalë parti e parë në nivel vendi në zgjedhjet parlamentare, ka thënë sot Fatmir Sejdiu, ish-kryetar i Lidhjes Demokratike.

Isa Mustafa, Lutfi Haziri dhe Muharrem Sfarqa, duhet dhënë dorëheqje nga postet që aktualisht i posedojnë brenda LDK-së, ka thënë Sejdiu në Debat Plus të RTV Dukagjinit.

“I pari që përgjigjet është lidershipi, Isa Mustafa dhe lidhet me mandatin e tij, ai ka dhënë deklarata për fitoren dhe garancën për fitoren dhe ai ka ndërtu strukturën e LDK-së në garë. Edhe LDK duhet ta mbajë mend këtë punë. Përgjigjësi kanë edhe kanditatër për komuna, psh. Lutfi Haziri, Muharrem Svarqa, po ashtu zbritje në komuna. Ka zbritje të elektoratit në krahasim me zgjedhje të mëhershme. Mendoj që ata që kanë humb, duhet të jepin dorëheqje”, ka thënë Sejdiu.

Sejdiu ka akuzuar disa zyrtarë të LDK-së, që siç tha ai vazhdimisht kanë bërë fushatë kundër tij.

Sejdiu ka kujtuar kohën, kur në vitin 2010, Isa Mustafa, i ishte betuar në kokë të fëmijëve të tij, se nuk ka synim që të bëhet kryetar i LDK-së.

“E kam thirr tri herë në kabinetin tim për të biseduar për fjalët që mund të kem ambicie dhe është betu në kokën e tij”, ka thënë ai.