Sejdiu: Në listën e LVV-së ka njerëz që s’kanë lidhje me këtë subjekt

Sejdiu: Në listën e LVV-së ka njerëz që s’kanë lidhje me këtë subjekt

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu, ka komentuar listën e kandidatëve të kësaj partie për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit, njofton Insajderi.

Ai në emisionin Rubikon ka thënë se “në këtë listë unë shoh gjithçka dhe kurrgjë. Shoh përfaqësim jashtëzakonisht të mirë potencialisht por edhe shoh pesëshe që s’kanë lidhje me Vetëvendosjen. Sepse në këto zgjedhje votohen pesë emra”.

Tutje Sejdiu ka shtuar se “mund të ndodh që Grupi Parlamentar i VV-së t’i ketë disa pesëshe që kanë komplet bindje të ndryshme dhe kjo i bie që duhet me u nënshtruar, po supozojmë që qeverinë e bën Vetëvendosja, kështu po na thonë sondazhet, kjo i bjen që duhet me i nënshtruar bindjet e tua karshi një politike që e udhëheq në këtë rast kryeministri Kurti”.

“Këto lloj listash formohen vetëm kur i nënshtrohesh autoritetit’, ka përfunduar Sejdiu./Insajderi.com