Sejdiu: Një qeveri VV-PDK do ishte stabile

Sejdiu: Një qeveri VV-PDK do ishte stabile

Analisti politik, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se nuk sheh fare problem nëse Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës qeverisin së bashku, transmeton Insajderi.

Sipas tij, nëse këto dy parti do të udhëhiqnin me ekzekutivin, do ishte një qeveri stabile pasi kështu do të zgjidhej çështja e presidentit dhe kryetarit të Kuvendit, pa kushtëzimin e Listës Serbe.

“Paragjykimi im është që LVV do të jetë tek 50 deputetë dhe në këto rrethana ajo ka potencial që të bëjë zgjedhjen e tre pozitave kryesore me përfshirjen e një subjekti tjetër shqiptar.

Në këto rrethana besoj se Kosovës i duhet një rirreshtim ideologjik – nuk shoh fare problem LVV dhe PDK bashkë, Kështu zgjidhet presidenti, kryetari i Kuvendit, kemi qeveri stabile, kemi mbi 80 deputetë që janë pa kushtëzime nga Lista Serbe”, ka thënë Sejdiu në Klan Kosova./Insajderi.com