Sejdiu pas infektimit me COVID-19: Mjekët më shëruan mua dhe bashkëshorten

Sejdiu pas infektimit me COVID-19: Mjekët më shëruan mua dhe bashkëshorten

Gjendja shëndetësore e ish-presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, pas infektimit me COVID-19, duket se është përmirësuar, njofton Insajderi.

Në një postim në Facebook, ai ka shkruar se për gati një javë ka qëndruar në Klinikën Infektive në Prishtinë, së bashku me bashkëshorten e tij.

Sejdiu ka gjetur rastin të falënderojë ekipet e mjekëve dhe gjithë personelin tjetër shëndetësor, për të cilët ka thënë se janë angazhuar që t’i ndihmojë për t’u shëruar “dhe ia kanë dalë”.

Javën që shkoi, nga e Mërkura e deri sot, meqë ishim infektuar me Covid 19, unë dhe bashkëshortja ime u detyruam të shtrihemi për shërim në Klinikën Infektive të QKUK. Me këtë rast dëshirojmë të falënderojmë ekipet e mjekëve dhe gjithë personelin tjetër shëndetësor të cilët nën udhëheqjen e Prof. Dr. Sali Ahmetit, në repartin e të cilit ishim, u angazhuan me gjithë mundësitë e tyre prej ekspertësh të fushës për të ndihmuar shërimin tonë. Dhe ia kanë dale”, ka shkruar ai.

Ish-presidenti po ashtu ka përmendur edhe miqtë të cilët ka thënë se e kanë inkurajuar duke komunikuar me të.

“Një ndihmë të pazëvendësueshme na e keni dhënë edhe ju nëpërmjet inkurajimit të përditshëm me telefon, SMS dhe me mënyra të tjera të komunikimit”./Insajderi.com