Sejdiu: Rezultati nuk ndryshon edhe pas numërimit të votave me kusht

Sejdiu: Rezultati nuk ndryshon edhe pas numërimit të votave me kusht

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dardan Sejdiu, në një konferencë për media pas vendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës e cila i shpalli vendimet e PZAP-së të anuluara në lidhje me rinumërim të votave në Komunën e Prishtinës dhe në atë të Prizrenit, ka thënë se me këtë vendim, këto dy komuna do të udhëhiqen nga Vetëvendosja.

Duke folur për votat me kusht, të cilat e ndryshuan rezultatin në Komunën e Istogut, Sejdiu tha se nuk do të ndodh kjo me këto dy komuna.

“Trendi i votave me kusht e ka përcjell trendin e votave të rregullta. Në tre palë zgjedhjet e fundit, votat me postë shkojnë rreth 80 për qind për VV-në. Jemi optimist që rezultati do të mbetet ky që është edhe pas numërimit të votave me kusht”, ka thënë Sejdiu në një konferencë për media.

Në këto dy komuna, Prishtinë e Prizren, tha Sejdiu, do të ketë festë. “Në Prishtinë për vazhdimin e qeverisjes së Shpend Ahmetit, e në Prizren për çkapjen e komunës”.