Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, është shprehur i gatshëm që të marrë përsipër sërish postin e të parit të shtetit, për t’i shërbyer Kosovës.
Në një intervistë televizive, Sejdiu tutje është deklaruar edhe rreth formimit të dy qeverive të fundit, për çka thotë se nuk ka besuar se do të ketë një koalicion të qëndrueshëm midis LDK-së dhe VV-së.
“Jam i gatshëm t’i shërbejë Kosovës si president i vendit”, ka thënë Sejdiu.
“Ujdia do të ishte afatshkurtër. Isha skeptik dhe nuk besoja te LDK,” tha ai.
Duke folur për situatën në LDK, ai tha se “jam i vetmi themelues gjallë i LDK në strukturat drejtuese të partisë”.
Tutje Sejdiu u shpreh se disa prej figurave kryesore të LDK si Isa Mustafa dhe Vjosa Osmani kanë qenë pjesë e kabinetit të tij.
Sejdiu akuzoi Isa Mustafën se ia ka punuar pas shpine, teksa theksoi se Mustafa nuk ka qenë themelues i LDK. /Insajderi.com/