Sejdiu tregon prapavijën e fyerjeve ndaj tij

Sejdiu tregon prapavijën e fyerjeve ndaj tij

Deputeti i zgjedhur nga Lëvizja Vetëvendosje, Dardan Sejdiu, ka vazhduar të flas edhe më tutje për debatin e nxehtë mes tij dhe anëtarëve të Partisë Demokratike të Kosovës.

Sipas Sejdiut fyerjet që po i bëhen atij dhe familjes së tij nga PDK-ja është duke u bërë për shkak të panikës së tyre pasi kanë humbur zgjedhjet.

“Ata po provojnë të bëjnë këtë linçim se përse lëvizja vetëvendosje nuk duhet të vije në qeveri për shkak se prindërit e tyre i kanë pasur shërbëtor në regjimin e Millosheviqit në fakt kjo ka qenë krejt e kundërta”.

“Ata në vend se të reflektojnë për rezultatin e tyre të dobët në këtë zgjedhje ata mundohen të ndërtojnë konstrukte të pa qenë”, ka thënë ai, në TV Rrokum

“PDK është në panik në mungesë të programit në mungesë të numrave këta dinë veç me kërcënua dhe me shantazhu dhe mendojnë se me kësi gjëra tuten, ne nuk kemi nevojë për tu frikësuar”, ka thënë Sejdiu më tej.