Sejdiu për zgjedhjet ne Podujevë: Nuk është fushatë për Podujevën, por për qeveri

Sejdiu për zgjedhjet ne Podujevë: Nuk është fushatë për Podujevën, por për qeveri

Ish deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu, ka folur rreth fushatës zgjedhorë në Podujeve, ku të dielën do të mbahen zgjedhjet e parakohshme komunale, njofton Insajderi.

Ai në profilin e tij në Facebook, ka thënë se “fushata në Podujevë është shndërruar në garë për nivel qendror të pushtetit, e aspak garë që garanton një perspektivë më të mirë për qytetin”.

Sejdiu në fund ka thënë se “beteja në këso situate edhe mund të jetë interesante për nivel Nacional por në fund “yjet” nacionale ikin në Prishtinë, qeverisja lokale mbetet”./Insajderi.com