Sekretari i Bashkësisë së Tarikateve: Nuk duam që shoqëria ta urrejë komunitetin LGBTIQ

Sekretari i Bashkësisë së Tarikateve: Nuk duam që shoqëria ta urrejë komunitetin LGBTIQ

Bashkësia e Tarikateve të Kosovës, të hënën e 25 prillit doli me një mesazh ku bëri të ditur se dëshiron të bashkëpunon me institucionet e Kosovës në ndërtimin e një shoqërie pa paragjykime.

Në njoftimin e tyre, u tha se janë kundër urrejtjes ndaj grupit LGBTIQ.

Opinioni këtë qëndrim e mori si mbështetje ndaj martesave mes gjinisë së njëjtë.

Por, këtë e mohon për SHQIP.com, sekretari i BTK-së, Lulzim Shehu.

Shehu thotë se BTK është kundër urrejtjes së komunitetit LGBTIQ kurse çështjen e martesave mes gjinisë së njëjtë, thotë se nuk e kanë diskutuar në Kuvend.

“Ne nuk e kemi diskutu as punën e martesave nuk ka qenë ajo tema. Ne jemi kundër urrejtes ndaj grupacioneve do të thotë homoseksualëve, lezbikëve etj. Ne nuk dojmë që shoqëria jonë t’i urrejnë ata (LGBTIQ)”, tha Shehu për SHQIP.com.

Bashkësia e Tarikateve të Kosovës

Ndër të tjerash, Shehu tha se çështja e përkrahjes së martesës mes personave të së njëjtës gjini, i takon shtetit.

Theksojmë se në Kuvendin e Kosovës ishte hedhur në votim Projekt-Kodi Civil për martesat mes gjinisë së njëjtë.

Nga 77 deputetë sa ishin në sallë, vetëm 61 kanë marrë pjesë në votim. Prej tyre 28 ishin pro, 29 kundër ndërsa 4 kanë abstenuar./Insajderi.com