Një i dënuar në shkallë të parë është duke larguar nga Gjykata Kushtetuese nëpunësit e dënuar. Por vetë atë s’ka kush ta ndëshkojë.
Bëhet fjalë për sekretarin e përgjithshëm të kësaj gjykate, Milot Vokshi, i cili prej gati dy vjetësh ishte dënuar me 6 muaj burg nga Gjykata Themelore në Prishtinë, nën akuzën për keqpërdorim të detyrës zyrtare lidhur me veprën penale të cenimit të barazisë në ushtrimin e veprimtarisë ekonomike, e cila bie në veprat penale që kanë të bëjnë me korrupsion, shkruan sot Koha Ditore.
Prej atëherë ai nuk është suspenduar. Përkundrazi, është rizgjedhur në të njëjtën detyrë, ndonëse akuza rëndon mbi të dhe çështja nuk ka marrë formë të prerë.
Duke qenë vetë nën akuzë, të premten e shkuar Vokshi ia ka ndërprerë marrëdhënien e punës Hakif Veliut, drejtori i Njësisë së Prokurimit në Kushtetuese. Kjo pasi Gjykata e Apelit e ka dënuar me një vit burg efektiv, për veprën penale të mashtrimit në detyrë.
Në Gjykatën Kushtetuese kanë arsyetuar këtë paradoks.