Mbante dy poste brenda Ministrisë së Inovacionit, sekretari i kësaj ministrie pritet të shkarkohet

Mbante dy poste brenda Ministrisë së Inovacionit, sekretari i kësaj ministrie pritet të shkarkohet

Hajriz Koca, sekretar në Ministrinë e Inovacionit dhe Ndërrmarrësisë mësohet të ketë qenë këshilltar politik i ministrit të kësaj ministre, për çka pritet të shkarkohet na posti i tij.

Agjencia Anti Korrupsion ka marrë vendim që në rastin e Kocës ekziston konflikti i interesit.

“Para se të zgjidhej dhe të emërohej në këtë pozitë i njëjti ishte Këshilltar politik i Ministrit të po kësaj Ministrie. Kjo situatë bie ndesh me dispozitat e Ligjit për Parandalmin e konfliktit të interest në ushtrimin e funskionit publik”, thuhet në vendim.

Siç raporton Indeksonline, AKK-ja do të kërkoj nga institcioni ku zyrtari i lartë ushtron funskionin që të filloj procedurën për shkarkimin e tij.