Sekretari i PDK-së për Kurtin e Osmanin: Historia do t’i hedhë në koshin e plehrave

Sekretari i PDK-së për Kurtin e Osmanin: Historia do t’i hedhë në koshin e plehrave

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka thënë se “historia do t’iu hedhë në koshin e plehrave”, kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani, “për mosreagimin ndaj mundësisë se lirimit të drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, që po gjykohen nga Dhomat e Specializuara në Hagë, përcjell Insajderi.

Gjoshi në Facebook ka thënë se Kurti dhe Osmani “i kanë shti veshtë në lesh dhe nuk guxojnë dy fjalë t’i thonë, se nuk behët fjalë të garantojnë”.

Gjatë ditës se djeshme ,ish-kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, është lejuar të kthehet në Kosovë pasi që babai i tij është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Gjykata Speciale ka konfirmuar se Veseli është kthyer dhe ndodhet në Kosovë.

“Pavarësisht vizitës, Veseli do të rikthehet në paraburgimin e Hagës për të vijuar gjyqin”, është thënë nga kjo gjykatë./Insajderi.com

 

Qe disa ditë kanë dalë lajme se shumë liderë shtetesh evropiane kanë ofruar garanci për lirimin e drejtuesve të UÇK-së….

Posted by Betim Gjoshi on Monday, 3 May 2021