Insajderi. Syla është sekretar " />

Sekretari i MFSK-së, Shkelzen Syla ishte i gatshëm të zbatonte urdhrat e Grabovcit

Sekretari i MFSK-së, Shkelzen Syla ishte i gatshëm të zbatonte urdhrat e Grabovcit

Doktori që zotohej se do t’i kryente të gjitha obligimet që do t’ia ngarkonte, Adem Grabovci është Shkelzen Syla, ka zbuluar Insajderi.

Syla është sekretar i Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës. Është familjar i ngushtë i Azem Sylës. Biseda e Sylës është publikuar në serinë e XX-të të Dosjes së Shefave.

Në një bisedë telefonike zbulohet se Syla, ishte caktuar nga Grabovci si kryesues i një komisioni për zgjedhjen e një zyrtari të lartë shtetëror.

Grabovci, kërkonte që njeriu i tij të fitonte bindshëm sepse siç thoshte ai, “puna është me inati me Ilir Tolajn”.

Syla zotohej se nëse Grabovci e vendoste në krye të komisionit, atëherë do të kryente punë. Ai kishte kërkuar që pos Ilhami Gashit, ta kishte në komision edhe Arben Çitakun, i cili aktualisht është sekretar në Ministrinë e Ambientit.

Ndërkohë, anëtarë tjerë ishin caktuar Isuf Dedushaj dhe Ramush Beiqi. Me Dedushajn nuk kishin asnjë problem, derisa për Beiqin garantonte ky doktor se do ta bindte të mos dilte kundër.

“A ki drejtë…, me kanë prapë aty ku…, ku je kanë”, interesohet Grabovci, teksa doktori i thotë se me dashtë ministri e vendos.

“Paj, vallahin, me dashtë, me dashtë, ai ministri m’qet, se kit herën e dytë, osht anulu me vendim tinaj, për shkak t’konflikti edhe… Edhe personat, konfliktuoz, a din n’qit rastin e dytë, kur kem, u ka… A din kishe, jon kanë Iliri edhe ai Nazi”, thotë Syla.

“Po…, e tash unë e kom lujt ni rol shumë amortizues aty, a din shumë konstruktiv…  Ai, me dasht për hir t’përvojes, e t’konstruktivitetit, e sene, munet mem qit aty”, shpjegon doktori.

“Atëherë, po dufka me shku ti… Ilhamia… Edhe njo tjetër, kon ta kish marr menja”, e pyet Grabobvci. Shkelzen Syla e kërkon Arben Çitakun.

“Atëherë ti e din edhe… ti mu bo kryesues… Për… përderisa, përderisa, ka propozu, Isufin, Dedushin… Atëherë, ki drejt edhe ti”, shton shefi.

“Po se Isufin, e kom pas edhe dy herë tjera… Kom drejt lirisht, se unë jom ka…, unë jon kanë në konsultime konstruktive që e kom amortizua, atë fërkim aty…, a pe din”, e pyet doktori, shefin.

“U bo pra atëherë, pot… Po, po…, për atë arsye, qashtu po ja bajmë”, shton Grabobci.

“Jo valla, bonum shlirë, se unë pa e kry se la”, zotohet Syla.

Grabovci i tregon për Ramush Beiqin që ishte caktuar nga dikush tjetër. Kërkonte që të bindej që edhe ai të mos votonte ndryshe nga doktori, Ilhami Gashi e Arben Çitaku.

“Po, Ramush Beiqi oshtë kardiolog, pediatër… Njihna me Ramushin, muj me kthye pozitiv, Ramushin”, thotë doktori.

“Munesh me kthy a? Bravo”, e lavdëron Grabovci.

“Muj me kthy, po besoj që muj, 99 për qind, muj”, garanton doktori. E, Grabovci i thotë se ka hy puna me inat, me Ilirin.

“Ti e din tashti, aty ka hi puna mo me inati, me Ilirin… Aty din me çdo kusht… duhet, duhet bindshëm, bindshëm me ec”, i thotë Grabovci.

“Unë, jom n’shërbim, t’asaj pune pa problem”, rikonfirmon Syla./Insajderi.com

[iframe id=”https://www.youtube.com/embed/videoseries?list=PLIKGlbXyvgfjhHy2bWiIKDAwyEz5iE5-u” align=”center” mode=”normal” maxwidth=”680″]