Sekretari i NATO-s siguron Serbinë: Nuk ka ushtri të Kosovës pa pëlqimin e serbëve

Sekretari i NATO-s siguron Serbinë: Nuk ka ushtri të Kosovës pa pëlqimin e serbëve

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se pa përmbushjen e disa kushteve, apo pëlqimin e përfaqësuesve të minoriteteve etnike në Kosovë, nuk do të ketë transformim të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtrinë e Kosovës.

“Ne jemi të fokusuar në kontaktet e afërta me Kosovën në këtë pikë. Kam shprehur shqetësimet e mia për nismat e fundit për të formuar ushtrinë e Kosovës pa përmbushur kushtet e nevojshme. Më saktësisht, pa pëlqimin e përfaqësuesve të minoriteteve etnike në Kosovë”, ka thënë ai.

Stoltengerg për mediet serbe ka thënë se është e rëndësishme që transformimi i FSK-së në ushtri të bëhet në pajtueshmëri me të gjitha rregullat, shkruan Tanjug.

“Formimi i ushtrisë duket të shkojë në procesin parlamentar dhe të jetë në pajtueshmëri me kushtetutën”, ka shtuar ai. /Insajderi.com