Sekretari Pompeo pret sonte në takim presidentin Thaçi

Sekretari Pompeo pret sonte në takim presidentin Thaçi

Presidenti Hashim Thaçi sot do të takohet me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, duke shënuar takimin më të rëndësishëm gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zyra e Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, ka njoftuar se ai do ta presë sot në takim presidentin Hashim Thaçi.

Në agjendën mediale të publikuar nga Zyra e Pompeos, thuhet se takimi do të mbahet në Departmentin e Shtetit.

“Në orën 1 pas dite [ora 19 :00 sipas kohës lokale në Prishtinë] Sekretari Pompeo takon presidentin e Kosovës, Hashim Thacin në Departamentin e Shtetit”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Shtetit.

Thaci, i cili po qëndron në Uashtington, ka paralajmëruar sot takime të rëndësishme.