Sekserët punojnë edhe për Bajram – Ish-ministri takohet me Haradinajn

Sekserët punojnë edhe për Bajram – Ish-ministri takohet me Haradinajn

Ish-ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi, i cili ka tri vite që është larguar nga politika gjatë ditës së sotme është shfaqur në një ambient familjar me kandidatin për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinajn.

Javë më parë Dardan Gashi në cilësinë e ndërmjetësuesit ishte i pranishëm në takimin mes Ramush Haradinajt dhe familjes Rugova. Ndërkohë që pas këtij takimi u raportua se Gashi do të ishte i gatshëm për t’iu rikthyer ndonjë posti ministror.

Ndërkohë seanca për konstituimin e Kuvendit është paralajmëruar se do të vazhdojë në fillim të muajit shtator.