
Krerët e koalicionit PAN, Kadri Veseli, kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj si dhe Fatmir Limaj kanë zhvilluar sot një takim me Ukë Rugovën në njërin prej lokaleve të Prishtinës.
Temë kyçe e këtij takimi ishte formimi sa më shpejt i institucioneve të Republikës, të cilat edhe pas tri vazhdimeve të seancave nuk po rezultojnë me sukses.
Një tavolinë më larg ishin edhe bashkëpunëtorët e tri partive, PDK-së, AAK-së si dhe Nisma-s; Memli Krasniqi, Pal Lekaj, Endrit Shala si dhe Dardan Gashi.
Pas takimit nuk pati ndonjë prononcim për media. Ndërsa kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli në humor tha; “Mëngjes i mirë, por pak nxehtë…”
Se prezenca e Ukës rikonfirmoi edhe njëherë votën e Teutës pro koalicionin PAN e thotë edhe Dardan Gashi. Ky i fundit në një prononcim të shkurtër për “Indeksonline” tregoi rëndësinë që pati ky takim.
“Po, është diskutuar për krijimin e qeverisë dhe ndarjen e ministrive”, ka thënë ai, duke shtuar se për votën e Teutës vendos vet deputetja e LDK-së.