Sekuestrohen armë e municion në Podujevë

Sekuestrohen armë e municion në Podujevë

Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 22:00, ka sekuestruar armë dhe municion në fshatin Peran të komunës së Podujevës.

Sipas policisë, kjo bastisje ka ndodhur në një aheng familjar ku ka pasur të shtëna me armë zjarri.

“Një armë mitraloz, tri revole të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe, nëntëdhjeteshtatë copë fishek të kalibrave të ndryshëm janë sekuestrua”, ka deklaruar policia.

Ndërkohë që në vendin e ngjarjes policia ka gjetur edhe dhjetëra gëzhoja, ku ka shoqëruar për në stacionin policor pesë persona të dyshuar, dhe me rekomandimin e prokurorit të shtetit ka iniciuar rastin për “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm” & “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”./Insajderi.com