Sekuestrohen një arsenal armësh nga forcat RENEA në Tiranë – rreth 30 persona të përfshirë

Sekuestrohen një arsenal armësh nga forcat RENEA në Tiranë – rreth 30 persona të përfshirë

Forcat RENEA kanë sekuestruar një sasi të madhe të armëve gjatë orëve të mëngjesit të së enjtes, pasi bastisën disa banesa në Tiranë, njofton Insajderi.

Policia shqiptare ka raportuar se gjatë këtij operacioni kanë arrestuar pesë persona dhe janë shoqëruar edhe 20 të tjerë, ndërsa dy janë në kërkim.

Organet e rendit sekuestruan edhe shtatë vetura, dy prej të cilave ishin të blinduara.

Sipas policisë, operacioni u krye në 18 baza ku mbahej armatimi në fjalë, ndërkohë që u arrestua edhe një person, i cili kryente modifikimin e armëve të cilat përdoreshin nga një grup kriminal.

“Policia gjeti dhe sekuestroi arsenal armësh luftarake të llojeve të ndryshme, snajper, antitanke, kallashnikovë, pistoleta, silenciatorë, radio policie e ushtrie, optikë termikë për snajper, pjesë të ndryshme për modifikimin e armëve luftarake e sasi municionesh luftarake, 7 automjete, 2 prej tyre të blinduara”, u tha në njoftimin e policisë. /Insajderi.com