Sekuestrohen tri armë ilegale

Sekuestrohen tri armë ilegale

Për dy ditë, hetues të Stacionit Policor “Veriu” në Prizren i kanë sekuestruar tri armë të ndryshme në tri raste të veçanta.

Policia në Prizren njofton se rasti i parë ka ndodhur me datën 20 mars në një pikë kontrolli në rrugën “Ukë Bytyqi” me ç’ rast janë siguruar informacione se një i dyshuar posedon një pushkë gjahu ilegale në shtëpinë e tij në rrugën “Elbasani” në Lagjen “Bajram Curr”.

Krim teknikët e kanë sekuestruar armën me 46 fishekë. Po ashtu dje, në fshatin Lubizhdë është sekuestruar një pushkë ajrore e cila nuk posedonte leje për posedim.

Ndërkaq, pak më vonë, në rrugën “Besim Shala”, tek një i mitur është sekuestruar një kallashnikov i cili është gjetur në pronën e të dyshuarit. Në të tri rastet, të dyshuarit janë intervistuar nga policia ndërsa me vendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit janë liruar.