Sekuestrohet një armë zjarri me municion në Prishtinë

Sekuestrohet një armë zjarri me municion në Prishtinë

Policia e Kosovës e ka ndaluar një person të enjten rreth orës 20:30 në Prishtinë dhe të njëjtit iu është sekuestruar një armë me municion, njofton Insajderi.

I dyshuari është një 29 vjeçar me inicialet K.D., i cili është shoqëruar në stacionin policor.

Rastin për Insajderin e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënës i Policisë në Rajonin e Prishtinës.

“Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, po ndërmarr të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Prishtinës. Në kuadër të veprimeve operative që po kryen policia me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, dje rreth orës 20:30, në dalje të Prishtinës, ka ndaluar veturën Golf me targë Kosove”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, policia kishte ushtruar një kontroll të detajuar ndaj personave dhe veturës me ç’ rast ka arritur që të gjej dhe të sekuestroj: Një revole të tipit COLT, shtatë copë fishek, kalibër 45 mm, si dhe një këllëf revoleje./Insajderi.com