Sekuestrohet substancë narkotike në Fushë Kosovë

Sekuestrohet substancë narkotike në Fushë Kosovë

Një person është arrestuar të hënën në Fushë Kosovë, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij policia ka gjetur dhe sekuestruar një sasi të konsiderueshme të substancës narkotike, njofton Insajderi.

Siç njofton policia, substance dyshohet të jetë e llojit marihuanë, ndërsa i dyshuari është mashkull 29 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

“Rreth orës 01:30, në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë policia ka ndaluar veturën e tipit BMË, me targë Kosove me ç’ rast, pas kontrollit të detajuar që i ka bërë veturës dhe të dyshuarit, ka gjetur dhe sekuestruar një  sasi të konsiderueshme të substancës narkotike që dyshohet të jetë e llojit  kanabis (marihuana)”, thuhet në njoftimin për medie.

Me rekomandimin e prokurorit të shtetit, ndaj të dyshuarit policia ka iniciuar një hetim për posedim të paautorizuar të substancave narkotike, psikotrope ose analoge./Insajderi.com