Sela dhe Gashi: Zaev nuk mund të na ofendojë si BDI-në

Sela dhe Gashi: Zaev nuk mund të na ofendojë si BDI-në

Kryetarët e dy partive shqiptare në opozitë në Maqedoninë e Veriut, ai i Aleancës për Shqiptarët dhe i Alternativës, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi, kanë thënë se nuk mund të ketë takim mes kryeministrit Zoran Zaev dhe kordinatorëve të grupeve parlamentare në Kuvendin e RMV-së për Ligjin e Regjistrimit të Popullsisë, njofton Insajderi.

Ata thanë se Zaev duhet t’i takojë liderët, ndërsa kryetari i Kuvendit mund t’i takojë kordinatorët e partive.

Në përbërjen e paralajmëruar nga kreu i Qeverisë, ata thanë se nuk do të lejojnë të tallet me ta, ndërsa e ftuan Zaevin që nëse do mund të takohet vetëm me kryetarët e partive.

Sela tha se deri sot nuk ka pasur ftesë nga Zaev, andaj për nesër nuk mund të ketë ndonjë takim.

“Për momentin që flasim ne nuk kemin pasur ftes për tu takuar me Zaevin. Komunikimet partiake janë ndërmjet kryetrarëve të partive politike. Koordinatorët e grupeve parlamentare kanë për obligim të takohen me kryetarin e parlamentin dhe nuk kanë pse takohen me kryeministrin. Në cilësinë e kryetarëve të partive takohen kryetarët. Në cilësitë tjera takohen pozicionet përkatëse me njërin tjetër. Nëse dëshiron takim për të folur për temën që e kemi hapur për shtetësinë jemi të gatshëm. Nëse do të ulet për temën që është marrë vesh me temat me Mickosin, për ne nuk ka nevojë që të takohemi” tha Sela.

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, tha se ka mundësi të arrihet marrëveshje për të zgjidhur një nga problemet më të vështira që tangojnë mijëra shqiptarë, por qasja e këtillë e Zaevit sipas tij është ofenduese.

“Ka pasur paralajmërime nga koordinatori jonë mbase do të na ftojnë por edhe dje e pamë në konferencë edhe fakti që s’kemi marrë ftesë unë dhe Ziadini ajo flet për argumentin se qasja e kryeministrit në raport me ligjin për shtetësi për neve është ofenduese. Nëse z. Zaev dëshiron të flas për përmbajtjen politike të ligjit duhet të takohet me ne e ne jemi të gatshëm për bashkëpunim dhe këtë takim e kemi kërkuar edhe më parë që të mbyllet ky ligj të votohet në parlament dhe të debllokohet Kuvendi”, tha Gashi.

Sela dhe Gashi thanë se marrëveshja koncensuale për ligjin e shtetësisë mund ti hapë rrugë debllokimit të ligjeve për të cilat opozita shqiptare ka deponuar mijëra amendamente. Por, ai tha se nuk mund të bëjnë asnjë kompromis me regjistrimin dhe se shtyerja e këtij procesi nuk mund të jetë çmimi për ligjin e shtetësisë. /Insajderi.com