“Sela lider i pakontestueshëm në Maqedoni”

“Sela lider i pakontestueshëm në Maqedoni”

“Zijadin Sela u konfirmua si lideri i pakontestueshëm në Maqedoni. Kemi dyfishim të votave të Aleancës për Shqiptarët”, kështu ka thënë Elmi Haziri-shef i shtabit zgjedhor të partisë Aleanca për Shqiptarët në një konferencë për media.

Tutje ai ka thënë se “kam kënaqësi të ju njoftoj se Zijadin Sela në Strugë është në epërsi dhe do të garojë në rundin e dytë me kandidatin e LSDM-së.”

Haziri tha se Arben Taravari në Gostivar është në epërsi e po ashtu, Aleanca për Shqiptarët do të garojë në Dibër, Vrapçisht dhe Bogovinë.