Selaci jep dorëheqje nga Këshilli i Përgjithshëm i VV-së

Selaci jep dorëheqje nga Këshilli i Përgjithshëm i VV-së

Mehmet Selaci, i cili ishte anëtar dhe aktivist për rreth 16 vite në Lëvizjen Vetëvendosje, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai, përmes një postimi në Facebook, përcjell Insajderi.

Selaci u shpreh se tani e tutje kohën do ta ndajë më tepër me familje, duke e theksuar si arsye të kësaj dorëheqje.

Ai shkroi se tendenca për të qëndruar gjithmonë në parime, në shumë raste nuk është pëlqyer nga shumë njerëz që e rrethonin.

“Sot jam krenar për rrugëtimin tim në politikë, për angazhimin tim për një vend më të mirë. Unë do të vazhdoj të mbetëm anëtar i thjeshtë i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, në të cilën dhe me të cilën u rrita, por asnjëherë nuk do të qëndroj i verbër e i heshtur në rast të shkeljes së parimeve dhe zotimeve tona. Uroj që të mos shndërroheni në zhgënjim për qytetarët, por në motiv për qëndrim në atdhe”, deklaroi ai.

“Vendimi im vlen për një kohë të pacaktuar, po ashtu dëshiroj që ky vendim të mos keqinterpretohet nga persona dhe media dashakeqe, për e qëllimet e ndyta të tyre”, përfundoi Selaci./Insajderi.com