Ministri serb i Punëve të Jashtme, Nikola Selakoviq, ka komentuar e publikuar nga një medium slloven, i cili flet për ndryshim të kufjve në Ballkanin Perëndimor.
Ai ka theksuar se nëse dikush qëndron prapa idesë që kufijtë nuk duhet të ndryshohen, “atëherë kjo do të thotë që ju nuk mund të prekni as kufijtë e Serbisë”, transmeton Insajderi.
Selakoviq për “TV Prva” ka deklaruar se nuk është i sigurtë në ekzistencën e një dokumenti të tillë.
“Nuk ia vlen të merret me mend se nga është, kush është autori”.
Ai ka shtuar se të gjithë bashkëbiseduesit e huaj, me të cilët ka kontaktuar, deklarojnë paprekshmërinë e kufijve.
Sipas tij, në Serbi ekziston një “pjesë e pazarit” që thotë se Kosova nuk është pjesë e Serbisë.
“Unë them po, dhe nëse ne qëndrojmë për paprekshmërinë e kufijve, atëherë kjo do të thotë që ju nuk mund të prekni as kufijtë e Serbisë. Dhe kushdo që sulmon këtë letër, duhet ta ketë parasysh këtë. Nëse doni të mbroni veten, mbrojeni ata përreth ju. Kjo është ajo që Serbia tregon dhe gjithmonë thotë se respekton integritetin territorial të Bosnje e Hercegovinës. Kjo do të thotë që ne të respektojmë Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit,” ka thënë Selakoviç.
Ai u pyet për të komentuar mbi “mungesën e reagimit nga bashkësia ndërkombëtare ndaj deklaratave të liderëve kosovarë në lidhje me dialogun”.
Selakoviç është shprehur se nuk e di se kur do të vazhdojnë bisedimet me Kosovën, por se Serbia këmbëngul për këtë.
Ai tutje ka pohuar se qëndrimi i pesë vendeve të Bashkimit Evropian për të mos njohur pavarësinë e Kosovës “është një garanci se negociatat do të zhvillohen në një mënyrë të drejtë dhe korrekte”./Insajderi.com