Selakoviq pas takimit me Palmer: E papranueshme sjellja e Prishtinës ndaj Asociacionit

Selakoviq pas takimit me Palmer: E papranueshme sjellja e Prishtinës ndaj Asociacionit

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Nikolla Selakoviq, thotë se është e papranueshme për Prishtinën që t’i shmnaget përmbushjes së detyrimeve të saj sa i përket Asociacionit të Komunave Serbe, transmeton Insajderi.

Kështu është shprehur ai pas takimit të zhvilluar me zëvendësndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mattheë Palmer, duke shtuar se retorika e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, nuk i kontribuon asgjë dialogut.

“Është e papranueshme që Prishtina të shmang përmbushjen e detyrimeve të saj, veçanërisht Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe retorika inflamatore e Albin Kurtit nuk kontribuon në dialog”, tha ai, raporton ‘Tanjug’.

Selakoviq më tej tga se dialogu mbi normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, është mënyra e vetme e duhur për të arritur një marrëveshje të qëndrueshme midis të dyja palëve. /Insajderi.com