Selim Pacolli kandidat i AKR-së për kryetar të Prishtinës

Selim Pacolli kandidat i AKR-së për kryetar të Prishtinës

Selim Pacolli nga Aleanca Kosova e Re do jetë kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës në zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtën e këtij viti në Kosovë, shkruan Insajderi.

Kandidaturën e tij e ka zyrtarizuar kryetari i këtij subjektit politik, Behgjet Pacolli, nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’.

Ai ka deklaruar se nënkryetari aktual i Komunës së Prishtinës “ka arritur ta dëshmojë vetën në menaxhimin e kësaj komune”.

“Selimi e ka dëshmuar veten si një menaxher i aftë dhe vizionar që mund të adresojë sfidat e Prishtinës, të angazhohet me qytetarët dhe të sjellë zgjidhje për problemet dhe sfidat me të cilat përballet Prishtina”, ka deklaruar kryetari i AKR-së.

Pacolli ka thënë se do të jetë mbështetës i fuqishëm i Selimit në garë dhe sipas tij “së bashku do t’i kthejnë krenarinë e qytetit”./Insajderi.com