Selim Selimi: Nuk kemi pasur kusht postin e presidentit kur kemi hyrë në Qeveri

Selim Selimi: Nuk kemi pasur kusht postin e presidentit kur kemi hyrë në Qeveri

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka thënë se nuk ka qenë kusht i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. që posti i presidentit t’i takojë, Ramush Haradinajt, për të pranuar hyrjen në Qeveri.

AAK ka mbajtur një mbledhje të strukturave udhëheqëse në të cilën është diskutuar mundësia e kandidaturës së Haradinajt për president.

“Kemi hyrë pa asnjë kusht. Kryetari Haradinaj nuk e ka kërkuar asnjë pozitë. Kemi hyrë për të qenë shpëtim i një situate që ka qenë e rëndë dhe nuk kemi kërkuar diçka si kundërvlerë. Andaj ne besojmë që ky pozicion që kërkon përgjegjësi më shumë se sa kundërvlerë, i takon kryetarit Haradinaj”,tha Selim Selimi.

Ndërsa, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se pas shërimit të kryeministrit, Avdullah Hot nga COVD-19, do të diskutohen disa çështje me partnerët e koalicionit, përfshirë edhe çështjen e presidentit.