Selimaj thotë se Prishtinës i duhet plan urbanistik për 50 vjetët e ardhshme

Selimaj thotë se Prishtinës i duhet plan urbanistik për 50 vjetët e ardhshme

Brahim Selimaj nga LDK-ja ka thënë se duhet shpallur konkurs për hartim të planit urbanistik në Prishtinë për afat 50-vjeçar, në mënyrë që kryeqyteti i Kosovës të jetë bashkëkohor.

Sipas tij, planifikimi i deritashëm hapësinor nuk ka qenë i paramenduar si plan afatgjatë.

“Duhet të shpallim konkurs për plan 50-vjeçar. Në hartimin e planit urban, pa një konkurs të tillë mendoj se nuk mund të kemi kryeqytet bashkëkohorë sepse është treguar në praktikë. Jemi të pavarur tash dhe mundësitë janë reale për të menduar për plan afatmesëm. LDK e ka të domosdoshme, nëse s’merr masa pushteti i Prishtinës, do të shpallë konkurs ndërkombëtar e do të jetë Prishtinë bashkëkohore, me përmasat e kryeqytetit bashkëkohor”, ka thënë ai duke kritikuar edhe nivelin qendror për ndotjen në ambientet turistike në të gjithë vendin.