Selimi: Albin Kurti ka qenë ushtar i UÇK-së

Selimi: Albin Kurti ka qenë ushtar i UÇK-së

Shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ka folur për akuzat që presidenti Hashim Thaçi, i ka bërë në adresë të Albin Kurtit, i cili thotë se lideri i VV-së ka refuzuar të veshë uniformës e UÇK-së dhe është vetëdorëzuar te Millosheviqi.

“Për të mos thënë se Hashim Thaçi ka rrejt, po them se nuk është e vërtetë që Albin Kurti ka dezertuar. Kurtin e kemi takuar me Adem Demaçin ku ishte asistent personal i tij. E ka shpjeguar Sylejman Selimi kur Kurti ka kërkuar që të rekrutohet si ushtar në zonat e luftës”, tha fillimesh Selimi, transmeton Insajderi.

“Derisa ka qenë në zyrën e UÇK-në në Prishtinë, Kurti ka qenë ushtar. Ai ka dashur që të jetë në vijat e frontit që për të do të ishte pozicion më i lehtë sesa të vepronte në Prishtinë”, shtoi ai.

Selimi ka ngrehur paralele me rastin e Ukishin Hotit, duke pyetur nëse edhe ai është dorëzuar sikurse Kurti, kur të dy ishin mbajtur në burgjet e njëjta.

“A qenka dorëzuar edhe Ukshin Hoti, e Xhavit Haziri që nuk u kthye kurrë? Po Abdullah Tahiri? Këta janë dëshmorë dhe heronj. A qenka dorëzuar edhe vëllai i Thaçit që është arrestuar më 1997 që pati fat më të mirë dhe të lirohej. Nuk duhet të manipulohet duke thënë se është dorëzuar dhe s’ka pranuar ta veshë uniformën. Është manipulim fund e krye. Qytetarët e kuptojnë pse Thaçi e thotë këtë për Kurtin”, ka thënë ndër të tjera Selimi./Insajderi.com.