Selimi: Askush nuk do të jetë mbi lgjin për elemente kriminale

Selimi: Askush nuk do të jetë mbi lgjin për elemente kriminale

Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi, tha se askush nuk do të jetë mbi ligjin dhe për elemente kriminale dhe nuk do të ketë vend në mekanizmat e zbatimit të ligjit, njofton Insajderi.

Kështu u shpreh ai pas arrestimit të tetë zyrtarëve policorë, duke thënë se ky aksion dëshmon përkushtimin e Prokurorisë dhe se është krenar që dërgojnë para ligjit krimet e organizuar.

“Krenar me Prokurorinë dhe Policinë, të cilët i inkurajoj që hetimin ta çojnë deri në fund dhe të gjithë të përfshirët në kryerje të veprave penale të sillen para drejtësisë” tha ai me anë të një postimi në Facebook.

Të premten e 5 marsit janë arrestuar tetë zyrtarë policorë, në mesin e tyre dhe një serb, të cilët dyshohen për keqpërdorim të pozitës, keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës, ushtrim ndikimi dhe blerje ose shpërndarje të substancave narkotike.

Në njoftim thuhet se aksioni i sotëm është realizuar edhe falë bashkëpunimit të qytetarëve me Prokurorin e Shtetit dhe Inspektoriatit të Policisë së Kosovës.

“Në aksionin e sotëm të zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me IPK në orët e hershme të mëngjesit janë arrestuar tetë persona, zyrtar policor të cilët dyshohen për veprat penale”.

Kështu duke i përmendur edhe veprat penale të bëra: “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’, sipas nenit 414 të KPRK-së, ‘Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës ose autorizimeve publike’ neni 195, ‘Ushtrimi i ndikimit’ neni 424, si dhe ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike’ sipas nenit 267”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. /Insajderi.com