Selimi: Bukoshi ka kërkuar të bashkëpunojmë kundër Rugovës

Selimi: Bukoshi ka kërkuar të bashkëpunojmë kundër Rugovës

Deputeti i VV’së, Rexhep Selimi, tha se Ibrahim Rugova dhe Bujar Bukoshi nuk kanë pasur raporte fort të mira në mes vete. Madje Selimi tha se Bukoshi kishte kërkuar nga UÇK’ja bashkëpunim kundër Rugovës.

Rexhep Selimi ka folur për raportet në mes të Adem Jasharit e Hashim Thaçit, ku tha se në gjashtë vitet e fundit të jetës së Adem Jasharit, ai nuk ka folur fare me Thaçin. E një deklaratë tjetër e padëgjuar deri më tani është se Bujar Bukoshi ka kërkuar nga UÇK’ja bashkëpunim kundër Ibrahim Rugovës.

Selimi ka folur edhe për raportet në mes të Ibrahim Rugovës dhe Bujar Bukoshit, ku tha se nuk kanë qenë fort të mira.

“Shumë më i keq ka qenë raporti në mes Bukoshit dhe Rugovës sesa i këtyre dyve me UÇK’në. Bukoshi ka kërkuar prej nesh njëfarë bashkëveprimi kundër Rugovës. Mënyra ka qenë jo fort etike”, ka thënë Selimi në T7.