Selimi ftohet nga Gjykata Speciale

Selimi ftohet nga Gjykata Speciale

Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, ka konfirmuar se ka marrë një njoftim nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale se ndaj tij ka një aktakuzë të konfirmuar, njofton Insajderi.

Përmes një postimi në Facebook, Selimi ka thënë se të enjten do të udhëtojë në Hagë.

“Unë po shkoj me kokën lart dhe kurdo që kthehem do kthehem po ashtu me kokën lart sepse isha, jam dhe do të jem ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të cilën jam i gatshëm të jap gjithçka nga vetja ime. Ideali i asaj ushtrie të lavdishme është mbi mua, mbi këdo, mbi gjithçka. Mirë u takofshim në fitoren e Ushtrisë Çlitimtare të Kosovës! Kam ditur e do të di gjithmonë ta mbroj lirinë e popullit, shtetin e Kosovës dhe UÇK-në e lavdishme”, ka shkruar ai./Insajderi.com