Ku po shkon, ku po kthehesh

Selimi, Hotit: Para se të mendoni se ku po shkoni, mendoni se ku do ktheheni

Rexhep Selimi ia ka tërhequr vërejtjen kryeministrit. I ka thënë se duhet të mendojë mirë para nisjes në Uashington, sepse pas takimit, i duhet të kthehet prapë në Kosovë.

Selimi, Hotit: Para se të mendoni se ku po shkoni, mendoni se ku do ktheheni

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, i ka thënë kryeministrit Avdullah Hoti se para se të mendoj se si po shkon në Uashington, duhet të mendojë fillimisht se ku do të kthehet, njofton Insajderi.

“Në çfarë dialogu jeni nisur?”, e ka pyetur Selimi Hotin.

“A e kuptoni që nuk ka dialog pa reciprocitet? Nuk ka dialog në mes të pabarabartëve sepse ai më nuk quhet dialog, ju keni heq dorë edhe nga vet dialogu, prandaj para se të mendoni se ku po shkoni, mendoni se ku do të ktheheni “.

Selimi ka përsëritur se qeveria Hoti është një qeveri e formuar nga presidenti Hashim Thaçi, prandaj si e tillë është ilegale dhe jo legjitime./Insajderi.com