Selimi i përgjigjet Lutfi Hazirit: Emri i Presidentit kalon edhe ka zyrat e AAK-së

Selimi i përgjigjet Lutfi Hazirit: Emri i Presidentit kalon edhe ka zyrat e AAK-së

Selim Selimi, Ministër i Drejtësisë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i është përgjigjur nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Hazirit, pasi ky i fundit kur ka folur për punën e presidentit, ka thënë se pozita e presidentit kalon nëpër zyrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës, njofton Insajderi.

Këto komente Selimi i ka bërë në emisionin FRONTAL të T7, duke thënë se deklarata e Hazirit është korrekte, derisa ka shtuar se çdo emër për president kalon nëpër zyrat e LDK-së, AAK-së e Nismës.

“Deklarata e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Hazirit është korrekte. Sepse çdo emër për president kalon nëpër zyrat e LDK-së ashtu siç kalon edhe nëpër zyrat e AAK-së, e edhe në zyrat e Nismës”, ka thënë Selimi.

Lutfi Haziri ka ripërsëritur mbrëmë qëndrimin e mëhershëm të tij se presidenti i ardhshëm kalon nëpër zyrat e LDK-së./Insajderi.com