Selimi i prezanton ndryshimet në kodin e procedurës penale

Selimi i prezanton ndryshimet në kodin e procedurës penale

Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi, ka deklaruar se janë bërë ndryshimet në kodin e procedurës penale lidhur me luftën kundër korrupsionit, hetimin dhe gjykimin në mungesë dhe ushtrimin e sundimit të ligjit, njofton Insajderi.

Selimi ka thënë se meritore në këtë punë është Ambasada Amerikane që kanë ofruar ndihmë për t’i bërë këtë ndryshime.

“Partneriteti me ambasadën e SHBA-së na ka ndihmuar për të treguar që jemi bashkë në luftën kundër korrupsionit”, ka thënë ai.

Ministri Selimi ka përmendur luftën kundër korrupsionit ku thotë se janë bërë dy intervenime

“E para ka të bëjë me luftën kundër korrupsionit ku janë bërë dy intervenime. Për herë të parë ka hyrë neni për suspendimin e zyrtarëve të lartë që ndiqen për vepra penale. Në momentin kur tu ngrihet aktakuza do të suspendohen. Gjithashtu është rregulluar edhe çështja e konfiskimit të pasurisë së fituar me vepër penale”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, në hetimin dhe gjykimin në mungesë kanë pasur disa pengesa që janë përmirësuar ku serbët që kanë kryer krime në Kosovë dhe gjenden në Serbi, do të gjykohen në mungesë.

“E treta, pas kësaj pandemie kemi mësuar shumë sepse kemi qenë të sfiduar në ushtrimin e duhur të sundimit të ligjit dhe i kemi nxjerrë mësimet e duhura për të prezantuar dhe ta bëjmë të mundur gjykimin elektronik. Kemi bërë edhe intervenime tjera që janë teknike por jam i gëzuar që lufta kundër korrupsionit është rregulluar që të bëhet më agresive dhe efikase”, ka deklaruar Selimi./Insajderi.com